Transmetuar më 07-08-2025, 06:52

Sot disa shenja përballen me lodhje mendore, presione të brendshme apo nevojën për të vendosur kufij.

Yjet kërkojnë durim, vetëkujdes dhe një distancë të shëndetshme nga ata që i marrin energjinë.

Ja cilat janë 3 shenjat që duhet të ecin me kujdes sot:

♎ Peshorja – Ndihesh i lodhur, i ngarkuar dhe pa ndihmë

Ka një tension të brendshëm që të shoqëron gjatë gjithë ditës. Lista e gjërave për të bërë vetëm sa rritet, por energjia jote është në pikën më të ulët. Edhe nëse je zakonisht diplomatik, sot ndihesh sikur çdo fjalë duhet peshuar për të shmangur debatet – sidomos në familje apo punë. Trupi yt po të jep sinjale që ke nevojë për pushim, për rikuperim. Nuk je dobët, por thjesht s’mund të japësh gjithçka, gjithmonë. Lejoje veten të ngadalësosh ritmin, të thuash “jo” dhe të marrësh frymë.

♑ Bricjapi – Përgjegjësitë të peshojnë më shumë se zakonisht

Dita e sotme nuk është e lehtë: shumë detyra, pak kohë për veten. Po përballesh me ngarkesë emocionale dhe lodhje fizike. Edhe kur je në shtëpi, nuk po arrin të çlodhesh. Në marrëdhënie, mungesa e komunikimit mund të krijojë tensione ose distancë – jo domosdoshmërisht dramatike, por e mjaftueshme për të të ulur moralin. Në vend që të shtysh përpara me dhunë, provo të tërhiqesh pak, të dëgjosh trupin dhe zemrën. Nuk ke pse të jesh gjithmonë “njeriu që mban gjithçka”.

♓ Peshqit – Ndjeshmëria e lartë mund të të rrëzojë emocionalisht

Sot emocionet janë të forta, por të paqarta. Ndihesh i ndikuar nga energjia e të tjerëve dhe rrezikon të ngatërrohesh mes ëndrrave dhe realitetit. Nëse je vetëm, mund të iluzionohesh nga një takim; nëse je në çift, rrezikon të shprehesh me shumë intensitet dhe të trembësh tjetrin. Kjo është një ditë për të reflektuar, për të qëndruar pranë vetes dhe për të shmangur dramat e panevojshme. Kujdes edhe me angazhimet profesionale: shiko mirë detajet që të mos bësh gabime nga shpërqendrimi./noa.al

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e enjte 7 gusht 2025

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit