

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën e dërguar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump për të. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Osmani falenderon Trump për përkrahjen e tij, si dhe për “fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën”. Ajo shkruan se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Presidentja shton se mbetet e përkushtuar të punojmë së bashku me Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën.
Nga ana tjetër në letrën e Trump drejtuar Osmanit shkruhej se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Trump i drejtohej Osmanit duke i thënë se përkushtimi i saj për forcimin e këtij partneriteti nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe ishte i bindur se së bashku do të vazhdojnë të avancojnë qëllime të përbashkëta.
Positmi i Osmanit:
Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën. Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.
Letra e publikuar nga Osmani:
E nderuar Zonja Presidente,
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën tuaj të jashtëzakonshme në pranimin e qytetarëve jashtë vendit tuaj – një veprim që dëshmon përkushtimin e fortë të Kosovës ndaj bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. Udhëheqja juaj në këtë çështje është dëshmi e forcës dhe dhembshurisë së popullit të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë, vlerat demokratike të përbashkëta dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Përkushtimi juaj për forcimin e këtij partneriteti nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllime të përbashkëta.
Ju falënderoj sërish për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për qëndrimin tuaj si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara.
Me padurim pres të punoj ngushtë me ju në vitet që vijnë.
Zonja e Parë i bashkohet urimeve më të mira nga ana jonë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






