Transmetuar më 07-08-2025, 07:34

TIRANË- Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës, deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 10-18m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit