

Sipas platformave në internet të të dhënave për biletat e kinemave, deri pasditen e të mërkurës, vlera e përgjithshme e të ardhurave nga biletat e kinemave për filmat e sezonit veror në shkallë vendi (qershor–gusht), përfshirë edhe parashitjet, i tejkaluan 1 miliard dollarë.
Deri tani janë njoftuar datat e nisjes së shfaqjes së më shumë se 60 filmave për këtë sezon, duke përfshirë filma historikë, mister, animacion, fantastiko-shkencorë, aksion e lloje të tjera.
Ky vit shënon 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agre’sionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore. Me këtë rast, po shfaqen gradualisht një sërë produktesh kinematografike, dramash, veprash muzikore e koreografike dhe veprash artistike me temën e kujtimit të historisë së Luftës së Rezistencës dhe vazhdimësisë shpirtërore.
Ndër filmat me temën e luftës, "Dead to Rights" ka fituar mbi 206 milionë USD në vetëm 10 ditë pas shfaqjes në kinema, duke kryesuar listat e të ardhurave nga biletat.
Filmi rrëfen historinë e një grupi qytetarësh vendas që u strehuan në një studio fotografike gjatë Mas’akrës së Nankinit në vitin 1937. Filmat "Malet e lumenjtë janë dëshmitarë" dhe "Ishulli Dongji" pritet të shfaqen në këtë muaj, ndërsa filmi "731" është planifikuar për në datën 18 shtator.
Përveç tyre, komedia "Rruga e liçit", e bazuar në romanin me të njëjtin titull të Ma Boyong-i, rrëfen historinë e një zyrtari të vogël të dinastisë Tang, i cili ndërmerr një udhëtim sfidues për të përmbushur një detyrë të veçantë: sjelljen e frutit të çmuar të liçit në kryeqytet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






