Transmetuar më 06-08-2025, 15:54

TIRANË- Një paciente ka denoncuar administratoren e klinikës private në Tiranë. Denoncimi është bërë për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pasi për shkak të gabimit të trajtimit pacientja është detyruar të qëndrojë disa ditë më shumë e hospitalizuar.

Ndërkohë policia e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se është marrë nën akuzë në gjendje të lirë administratorja me iniciale F. K. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme, mbi veprën penale “neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit