

KOLONJË- Një bombolë ka shpërthyer në ditën e sotme në Kolonjë. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një 67-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






