

Një konflikt familjar në fshatin Mekat të Vlorës ka rrezikuar të kthehet në një ngjarje të rëndë kriminale, por ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Dy vëllezër janë arrestuar, njëri për dhunë në familje dhe tjetri për mbajtje të paligjshme të një arme gjahu.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Vlorë/Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, vihen në pranga 2 vëllezër, njëri prej tyre posedonte dhe armë gjahu pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mekat kishte një rast dhune në familje, kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, u bë ndalimi i shtetasve:
• K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Mekat.
Këta shtetas, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të llojit teke, e cila mbahej pa leje prej tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






