

Pogradec/ Goditet nga rrufeja gjatë kohës që ruante bagëtitë, humb jetën një 47-vjeçar në Velçan
Pogradec – Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Velçan të Pogradecit. Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç, i cili po ruante bagëtitë në momentin e ngjarjes.
Burime paraprake bëjnë me dije se nga rrufeja kanë ngordhur gjithashtu rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






