Transmetuar më 05-08-2025, 09:30

Tiranë- 36-vjeçari Klodian Steli banues në Fushë-Krujë është shpallur në kërkim si i dyshuar se vendosir një sasi lënde plasëse në portën e garazhit e Elvis Kosovës, i njohur edhe si “Visi i Garave”. Policia informon se ka gjetur dhe automjetin me të cilin 36-vjeçari lëvizi gjatë kryerjes së krimit. Ngjarja ndodhi më datë 24 korrik 2025, në rrugën “Peti”, në Tiranë ku në portën hyrëse të garazhit të Elvis Kosovës u vendos një sasi lënde plasëse.

Bëhet me dije se kanë qenë kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor duke ndjekur të gjithë itinerarin që ka bërë 36-vjeçari. Sipas informacioneve, për të humbur gjurmët ai është futur në pyll pranë liqenit të Thatë dhe ka qëndruar aty për rreth 30 minuta dhe më pas ka dalë në një rrugicë tjetër për t’u larguar.

Njoftimi:

Tiranë

Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Elvis Kosova

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur më datë 24 korrik 2025 në Tiranë në portën e një garazhi që rezulton se është në pronësi të 39-vjeçarit Elvis Kosova. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë dhe me precedentë të mëparshëm penal.

Elvis Kosova i njohur ndryshe si "Visi i garave", apo "Visi i makinave të shpejta", u arrestua në gusht të vitit të kaluar nga policia, pasi u akuzua për vjedhjen e një Audi R8 me vlerë rreth 200 mijë euro, por rezulton të jetë liruar disa ditë më vonë.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e këtij viti në media u raportua se se para hetuesve ai ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me njeri dhe nuk dyshon te asnjë person.

Sipas informacioneve, lënda plasëse ishte vendosur nga një person i maskuar, i cili pasi e ka lënë është larguar nga vendngjarja në këmbë. Nga shpërthimi u raportua se ishin dëmtuar 4 makina të parkuara afër dhe jashtë garazhit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit