

Vrasje në Vau i Dejës: Frrok Lleshaj, i dënuar më parë për vrasje, gjen vdekjen në rrugë nga arma e zjarrit
Vau i Dejës, 4 Gusht 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Paçram, në Vau i Dejës, mbrëmjen e së dielës, ku është gjetur i vdekur shtetasi Frrok Lleshaj, 65 vjeç, i njohur për të kaluarën e tij kriminale. Lleshaj është gjetur pa shenja jete rreth orës 21:00, në një rrugë të fshatit, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën nga një plumb i hedhur nga arma e zjarrit.
Policia ka njoftuar se pas gjetjes së trupit të pajetë, shërbimet e saj kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.
Lleshaj ishte një person i njohur për autoritetet. Ai kishte qenë i dënuar më parë për vrasje, ku në vitin 2006 ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 25 vjet burg për vrasje me dashje. Pas vuajtjes së dënimit, ai ishte liruar nga IEVP Shkodra më 16 mars 2023, për të rikthyer lirinë.
Frrok Lleshaj ka qenë efektiv i policisë së Shtetit. Ai është gjetur sonte i vrare ne rrugë në fshatin Paçram të Shkodrës. 65 vjeçari Frrok Lleshaj para 20 vitesh ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij Dode Lleshaj.
Ai ka vuajtur denimin me burg per 18 vite deri më 2023 kur u lirua. Nga grupi hetimor mesohet se pista kryesore e ngjarjes është gjakmarrja. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






