

FRANCE – Portieri Gianluigi Donnarumma vazhdon të jetë problem brenda Paris SG, por drejtuesit e klubit francez tashmë kanë filluar të (përpiqen) të vendosin pak rregull në shtëpi, siç thekson gazetari Duncan Castles.
Në një kohë kur klubi po përgatitet të sigurojë nënshkrimin e portierit Lucas Chevalier nga Lille, Donnarumma këmbëngul të mos ia rinovojë kontratën dhe gjithashtu nuk duket shumë i interesuar të kalojë në një klub tjetër.
Qëllimi i lojtarit është të largohet si transferim i lirë në korrik 2026, siç bëri kur u largua nga Milani, por PSG nuk e dëshiron këtë dhe e ka bërë të qartë se ylli italian duhet të rinovojë kontratën e tij ose të largohet për në një klub tjetër. Përndryshe, ai do të kalojë në rezervat e parizienëve.
Kujtojmë që Manchester City, Manchester United dhe Chelsea mbeten të interesuar për lojtarin ndërkombëtar italian.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






