

Një konflikt mes tre të rinjve ka përfunduar me plagosje me thikë në lagjen “Pavarësia”, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore, ku përplasja verbale mes të rinjve ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorim të mjeteve prerëse. Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Mësohet se i plagosuri ka marrë goditje me thikë në trup, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç.
Të dy personat kanë marrë dëmtime, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






