

LEVAN- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë. Sipas informacioneve, një automjet është përplasur me një motor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






