Transmetuar më 02-08-2025, 08:59

Prishtinë- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka elektrizuar skenën në natën e parë të festivalit “Sunny Hill” në Kosovë. Dua interpretoi këngë nga albumi i saj më i fundit Radical Optimism, si dhe disa nga hitet më të mëdha të dy albumeve të saj të para.

Performanca e saj u shoqërua me koreografi dhe një skenografi moderne që krijuan një përvojë vizuale dhe muzikore të paharrueshme për publikun. Gjartë interpretimit, Dua u shfaq me 3 veshje të ndryshme skenike.

Mbrëmja e djeshme shënoi herën e katërt që Dua Lipa performon në Prishtinë, pas debutimit të saj më 2018 në “Sunny Hill Festival”, rikthimit në vitin 2022, koncertit të vitit 2026, dhe tashmë edhe në vitin 2025.

Mbrëmjen e djeshme pati dhe një moment të veçantë ku këngëtarja perfomoi një këngë në shqip "Era" së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa.

“Sunny Hill Festival” vijon edhe dy netët e ardhshme me emra të tjerë të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe shqiptare. Festivali ka si kreun e saj organizator babain e Duas, Dukagjin Lipa, dhe vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit