Transmetuar më 02-08-2025, 07:44

Ditën e sotme, 2 gusht, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, vetëm përgjatë maleve.

Temperaturat maksimale do të pësojnë rritje në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Në zonat malore do të ngjiten deri në 30 gradë dhe në zonat e ulëta dhe në bregdet do të shënojnë 35 gradë celsius.

Era e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 11m/s

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit