

Karabinierët e Peruxhias arrestuan në flagrancë një shqiptar 36-vjeçar të dyshuar si i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Itali. Gjithashtu ndaj tij do të rëndojnë akuzat për sulm ndaj një zyrtari publik dhe thyerja e urdhrit për të hyrë në vend.
Kapja e tij u bë disa ditë më parë gjatë një patrullimi, ndërsa i dyshuari po udhëtonte me një makinë në zonën e San Sistos. Kur oficerët i kërkuan kontrollin fizik, ai tentoi të largohej me shpejtësi, por u kap gjatë ndjekjes, informon media italiane.
Ai ka kundërshtuar dhe sulmuar gjithashtu efektivët që po e arrestonin. Gjatë kontrollit, u zbulua se 12 pako kokainë, me një peshë totale prej 8.4 gramë, ishin fshehur brenda një zgavre në ndarjen e pasagjerëve të automjetit që po drejtonte.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






