Transmetuar më 01-08-2025, 16:05

Aksioni i nisur në mbarë vendin për lirimin e hapësirave publike ka prekur edhe fermerët në zonën e Frakullës në Fier, të cilët disa muaj të vitit kryesisht gjatë sezonit veror shesin në anë të rrugës nacionale Levan-Tepelenë, prodhimet e tyre bujqësore.

Pasi i larguan fillimisht në një distancë prej 20 metrash nga shtrati i rrugës, tashmë Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i ka kërkuar të heqin tendat dhe të largohen përfundimisht.

Ky urdhër për fermerët do të thotë faliment dhe pamundësi për të siguruar jetesën.

Në krah të fermerëve janë edhe blerësit e rastësishëm.

Fermerët kanë ngritur edhe shqetësimin e moskompensimit nga ana e shtetit të tokës që u ka marrë për ndërtimin e rrugës si dhe mosndërtimin e rrugëve dytësore që do t’u mundësonte nxjerrjen e prodhimit bujqësor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit