Transmetuar më 01-08-2025, 13:05

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”, gjatë të cilit janë goditur 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike në doza, brenda një harku kohor prej 24 orësh.

Si rezultat, janë arrestuar 5 shtetas të dyshuar për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të dyshuara kokaine dhe kanabisi, 3 telefona celularë si dhe 1 automjet i përdorur për aktivitetin kriminal.

Të arrestuarit në kuadër të këtij operacioni janë:

Elson Tafa

Xhulian Osmanaj

Selgi Kryemadhi

Xhuliano Hysa

Franci Muro

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Franci Muro, 24 vjeç, i cili u kap duke shpërndarë doza të dyshuara kokaine në zonën e bulevardit “Nënë Tereza”, në Kamzë.

Policia e Tiranës thekson se kontrollet intensive do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, për të goditur çdo formë të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe për të rritur sigurinë në qytet.

Materialet procedurale për të gjithë të ndaluarit janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit