Transmetuar më 01-08-2025, 12:20

GAZA- Pamje të dhimbshme e shumë të rënda qarkullojnë në mediat teksa paraqesin pasojat e luftës në Gaza. Qindra persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike ndërsa lënë pas të afërmit e tyre. Rasti i një fëmije që ka humbur babain e tij ka thyer zemrat e ndjekësve që kanë para videon teksa ai lutet që ti japin bluzën e të atit.

Fëmija ka para vetes trupin e pajetë të babit ndërsa qan me ngashërim e kërkon aromën e të atit në bluzë. Burrat të cilët ndodhen pranë tij tentojnë ta qetësojnë dhe të justifikohen se nuk ia japin dot bluzën e të atit pasi është e gjitha me gjak. Fëmija vijon me këmbëngulje të kërkojë bluzën edhe me gjak.

“Dua bluzën e tij, dua aromën e tij…” ishte e vetmja gjë që ai kërkoi si kujtim nga i ati.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit