Transmetuar më 01-08-2025, 12:05

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi goditën me sende të forta dhe thikë një 42-vjeçar. Dherri u raportua pasditen e djeshme në zonën “Ish-Dega”.

Dy vëllezërit Bujar dhe Bledar Bylykbashi akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

I lënduari Brigel Bizi 42 vjeç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Goditën me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), një 42-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

-B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja, prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin B. B., 42 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit