Transmetuar më 01-08-2025, 12:00

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Sipas informacioneve, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Bëhet me dije se brenda në makinë ndodhenin dy persona, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit