Transmetuar më 01-08-2025, 10:22

LEZHË- Një 20-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia në Lezhë. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pas kallëzimit të një 16-vjeçareje. Sipas saj i arrestuar dje më datë 31 korrik e ka ngacmuar seksualsht në Shëngjin.

I arrestuari është identifikuar me inicialet K. N. Policia ka nisur hetimet dhe bëri me dije se veprimet e mëtejshme procedurale janë në vijim dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit