

Lushnjë – Arrestohet 40-vjeçari që tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një gruaje
Policia e Lushnjës, në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës, ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për një vepër të rëndë penale.
Bëhet fjalë për Roberton Cerria, 40 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Sipas hetimeve paraprake, më datë 6 korrik 2025, Cerria dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 35-vjeçareje, në banesën e saj.
Pas lokalizimit të tij, autoritetet e ndaluan dhe ndaj tij janë marrë masat procedurale përkatëse. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






