

Qeveria mbulon 2.3 milionë lekë për mjekimin e Reida Kashtës
Tiranë – Këshilli i Ministrave ka vendosur të mbulojë shpenzimet e mjekimit të znj. Reida Kashta, drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, në vlerën e 2.300.000 lekëve, raporton noa.al.
Vendimi është marrë në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit për buxhetin e vitit 2025, si dhe në zbatim të vendimit të mëparshëm për financimin e shërbimeve shëndetësore nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore.
Sipas vendimit zyrtar, fondi do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet pas paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni i kurimit.
Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Vendimi është firmosur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama, dhe hyn në fuqi menjëherë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






