

Shkodër, 31 Korrik 2025 – Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi, i cili është goditur me thikë dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Shkodër. Bëhet me dije se Bledar Bylybashi 28 vjeç ka goditur me thikë Brigel Bizi 42 vjeç. Sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë autori Bledar Bylybashi është vënë në pranga dhe i plagosuri Brigel Bizi ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Shkodrës, ku dy persona janë përfshirë fillimisht në një debat verbal që më pas ka degjeneruar në përplasje fizike. Gjatë konfliktit, njëri prej tyre ka përdorur një mjet prerës (thikë), duke plagosur personin tjetër.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se viktima ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet janë në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






