

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka komentuar deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani. Dumani u shpreh sot se gjatë fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve ka pasur kallëzime edhe për shit-blerje votash, por sipas tij pa prova. Duke komentuar këtë deklaratë, Berisha u shpreh se opozita nuk ka bërë asnjë deklaratë pa prova.
Ai më tej u shpreh se Dumani është një gënjeshtar dhe se është bashkëpunëtor me krimin. Berisha theksoi se ai nuk ka reaguar gjatë periudhes pas zgjedhjeve dhe tani ka dalë me deklarata se kallëzimet janë pa prova. Më tej Berisha e ka cilësuar Dumani avokatin kryesor të krimit elektoral të kryeministrit Edi Rama.
"Të garantoj se asnjë kallëzim, asnjë kallëzim të vetëm penal, opozita nuk ka bërë pa provat zyrtare të pakundërshtueshme. Po ju lexoj edhe njëherë, një moment nga dokumentet zyrtare që administron Altin Troplini; me datën 10.2.2020, target informon pinin AM 5P80 se kishin rëndë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik. Nëse hyn ti në biseda mor zotëri, Tao me një farë, në mos gaboj Xhaferri, një nga ata banditët me të shoqen e tij duke ndërmjetësuar me dhjetëra tendera dhe kjo ka dalë në publik, apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rëndë dakord të kërkonin.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao ju përgjigj kësaj; a garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse votoni në listë, ata që doni ju në burg. Në listë për ti arrestuar është fjala. Përgjigja ishte; Po ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha; ata do të shkojnë në burg këtë vit. Janë rivalët e Suel Çelës. I kam denoncuar dhe do i denoncoj dosjet në të cilat, dokumente prokurorë bashkëpunëtor të Altin Troplinit, nëpërmjet Daupaj, asaj oficeres së BKH-së që u arratis në ambasadën tonë në Vjenë. U arratis nga Shqipëria dhe përfundoi në ambasadën tonë në Vjenë. Erjona Daupaj, e cila në regjistrime thotë se; prokurori kërkoi 70 mijë euro, se nuk ra dakord me 50 mijë euro. Të gjitha i ka, por ky nuk i cilëson prova këto.
Se Altin Troplini i çuan prova ato që i interesojnë, jo ato të cilat shkojnë në drejtimin që nuk don Edi Rama. Ndaj dhe një gënjeshtar të paciptë si ai, nuk duhet besuar në asnjë fjalë. Një bashkëpunëtor me krimin me këto që bën. Shiko çfarë bën; pasi s’ka reaguar, tani thotë se ato nuk bazohen. Asnjë padi e jonë nuk bazohet pa prova. Kurrë. Në fakt, ne e dimë që ai është avokat kryesor i krimit elektoral të Edi Ramës. Ndaj dhe akuzojmë atë si përgjegjësin e dytë pas Edi Ramës, për farsën elektorale. Është skandal të thotë se nuk kanë prova.
Ju jeni këtu, çfarë kam paraqitur unë. Unë çdo ditë kam paraqitur vetëm prova, saqë jam përpjekur që të mos bëhem monoton dhe i mërzitshëm për publikun dhe për ju, dhe kam paraqitur as 1/10 e atyre. Çfarë e pengon atë që ti marrë këto prova? Por ai është një kriminel elektoral, vetë. Edhe njëherë, pas Edi Ramës ai është njeriu direkt përgjegjës më shumë se kushdo tjetër, për farsën elektorale, sepse me amnistimin e krimit elektoral, ai defakto jep licencë, firmos licencën për farsën elektorale të partisë së krimit," tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






