Transmetuar më 31-07-2025, 13:17

Millosh Plleskoviç është dënuar më 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u shpall fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Plleskoviç ishte pjesë e një grupi të armatosur serbësh që në vitin 1999 kishin marrë pjesë në vrasjen dhe plagosjen e civilëve shqiptarë në Prizren.

Sipas akt-akuzës, i pandehuri kishte hapur zjarr më armë automatike të llojit ‘Kallashnikov’, duke shkaktuar vdekjen e tre civilëve shqiptarë Reshat Daci, Binak Daci dhe Fatmir Bojaxhiu si dhe plagosjen e Xhenger Canës, Fevzi Canës dhë Bashkim Kastratit.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet së trupat e viktimave u janë kthyer familjarëve vetëm pas një jave nga vrasja. Dy prej tyre ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, njëri më këmbë të prerë, ndërsa një tjetër ishte gjetur pa kokë.

Plleskoviç gjendet aktualisht në paraburgim, ndërsa ekzekutimi i dënimit do të bëhet pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit, brenda një afati 15-ditor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit