Transmetuar më 31-07-2025, 10:19

Borsh/ Arrestohet drejtuesi i automjetit pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy persona

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur më 30 maj 2025, në rrugën e Plazhit në Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë.

Sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë, drejtues i një automjeti tip “Benz”, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një mjet të tipit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i furgonit dhe pasagjerja që ndodhej në mjet, shtetasja D. P., 70 vjeçe, kanë humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit “Benz”, M. Q., si dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi P. A., 23 vjeç, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Policia bën me dije se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit