Transmetuar më 31-07-2025, 08:37

Borsh, Himarë/ Pas veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe shoqërohet në Polici shtetasi Hekuran Çelaj, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri një shtetasi, pas një konflikti të ndodhur në Borsh

BORSH- Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Borsh. Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes dy shokësh në një lokal ku dhe kishin konsumuar alkool.

Në konflikt e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar tjetrin, i cili ështe goditur në dorë nga plumbi.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa arratia nuk ka zgjatur shumë pasi është identifikuar dhe vënë në pranga brenda pak orësh.

Ndërkohë, personi i plagosur është në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, thanë se pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar, duke shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri automatike, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit