Transmetuar më 31-07-2025, 08:07

RUMANI – Shkëndija e Tetovës ka fituar 2-1 në transfertë, duke mundur skuadrën e njohur rumune Steaua të Bukureshtit. Një rezultat ky historik që u siguron tetovarëve turin e tretë të Champions League.

Shkëndija e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-0. Kështu shkon në turin e tretë pasi është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Golin e parë e shënoi skuadra rumune, por ekipi tetovar vetëm u motivua për të dhënë më shumë. Kështu barazimi erdhi që në pjesën e parë me Liridon Latifin në minutën e 33-të.

Goli i fitores së madhe në Bukuresht u shënua nga Krstevski, kur regjistrohej minuta e 87-të, i cili fiksoi fitoren 2-1 dhe kalimin në turin e tretë të Champions League.

Më pas erdhi e gjithë festa e merituar për skuadrën e Jeton Beqirit, që kthehet në Tetovë me kualifikimin historik.

Pengesa e radhës për Shkëndijën në turin e tretë është një emër i njohur, kuqezinjtë të Tetovës do të jenë përballë Qarabakut. Skuadra e njohur azere, e ka nisur pjesëmarrjen në Champions në turin e dytë, duke eliminuar Shelbournin e Irlandës, pasi i fitoi të dyja ndeshjet, 3-0 dhe 1-0.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit