

TIRANË- Tomorr Koçi, 59-vjeç i cili u aksidentua mesditën e sotme në punë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Mësohet se 59 -vjeçari që humbi jetën në spital, ka qenë duke punuar si saldator në Këmishaj të Lushnjes dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, e cila i solli dhe vdekjen.
Ai është transportuar me autoambulancë rreth orës 15:00 në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por fatëkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






