Transmetuar më 30-07-2025, 16:06

GORISHOVË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën Cakran-Gorishovë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Vreshtas. Sipas raportimeve një makinë pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një mur rrethues.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes mjeti ka marrë dëmtimë të shumta përshkak të përplasjes së fortë. Ende nuk dihen shkaqet se përse mjeti ka humbur kontrollin ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit