

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksident i rëndë të regjistruar ditën e sotme në Borsh. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:14 ku si pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari, Kujtim Mehmeti së vashku me bashkëshorten e tij.
Mjeti tip fugon "Benz Vito" mësohet se është përplasur me mjetin "Foristradë Benz". Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Shoferi i foristradës, Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






