

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të mërkurë në Borsh të Himarës.
Dy automjete, një furgon dhe një makinë u përplasën me njëra-tjetrën.
Për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Viktimat janë një çift bashkëshortësh, të cilët udhëtonin me furgon.
“Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj.
Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, tha policia në një njoftim paraprak për mediat.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






