

Kapet në hyrje të Shqipërisë Gëzim Stërkeshi, i kërkuar për kontrabandë me mallra akcize
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, kanë vënë në pranga shtetasin Gëzim Stërkeshi, 57 vjeç, në momentin që ai tentonte të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Pas verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të vendit, u konstatua se ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), për veprën penale:
“Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






