

TIRANË- Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në territorin shqiptar.
Moti do të paraqitet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore, ku do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Zonat më të prekura do të jenë ato me reliev malor në veri dhe verilindje të vendit. Në orët e mesditës priten reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 17 m/s. Sa i përket gjendjes në det, parashikohet valëzim i lehtë me forcë 1 deri në 2 ballë.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






