

SHBA- Kongresistet amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan Donald Trump ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Tenney ka publikuar letrën në rrjetet sociale në të cilën i bëhet thirrje Trump që të ndërmjetësojë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.
Kongresistet theksojnë se tensionet mes dy vendeve kanë sjellë efekte zinxhir në rajonin e brishtë teksa paralajmërojnë se destabiliteti në Ballkan është pararendës i konflikteve globale. Në postim, Tenney shton se inkurajojnë Trump që të shfrytëzojë influencën për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, ndoshta duke i vizituar të dyja ato.
“Pasi u takuam me zyrtarë kyçë të qeverisë si në Serbi ashtu edhe në Kosovë, besojmë se ju dhe administrata juaj keni një moment unik në histori për të mundësuar një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë mes këtyre dy shteteve kyçe në Ballkan. Prandaj ju inkurajojmë të shfrytëzoni influencën tuaj për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, ndoshta duke i vizituar të dyja ato. Mendojmë se një ujdi e mundshme paqeje dhe njohje reciproke do të krijojë kushtet për një Ballkan më të qëndrueshëm dhe paqësor”, shkruan Tenney.


Today, @RepHoulahan and I sent a bipartisan letter to President Trump encouraging him to help deliver a lasting Serbia-Kosovo peace deal.As Kosovo continues to take provocative actions against Serbians living in Kosovo, this unresolved dispute continues to threaten regional… pic.twitter.com/aIAqHTi0NW
— Rep. Claudia Tenney (@RepTenney) July 25, 2025

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






