Transmetuar më 29-07-2025, 16:55

ITALI- Pesë persona kanë humbur jetën në Itali përshkak të virusit të Nilit Perëndimor. Viktima më e fundit u regjistrua dje në rajonin e Kampanjës. Viktima ishte një burrë 80-vjeçar. Javën e kaluar, një burrë 74-vjeçar që vuante nga dështimi i veshkave dhe ishte infektuar me virusin humbi jetën në një spital të Napolit.

Po javën e kaluar, tre persona të tjerë vdiqën, për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga virusi në Romë dhe në qytetin e Novarës, pranë Torinos. Mjekët italianë theksojnë se në shumicën e rasteve, kushdo që është i infektuar me virusin e kapërcen me simptoma të ngjashme me ato të gripit. Ajo zgjat brenda pak ditësh, pa pasur nevojë të shtrohet në spital.

Megjithatë, tek të moshuarit me sëmundje të tjera dhe sistem imunitar të dobësuar, ekziston një shans më i madh për të shfaqur probleme më serioze, duke filluar me ndërlikime serioze në sistemin neurologjik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit