Transmetuar më 29-07-2025, 14:15

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se sot janë hapur aplikimet për Universitete. Rama bën me dije se aplikimet zgjasin deri më 3 gusht.

Gjatë këtyre ditëve maturantët kanë mundësi të përzgjedhin 10 programe studimi të cilat në fazat e ardhshme mund të regjistrohen në programin të cilin kanë arritur të kapin në bazë të mesatares dhe kritereve që ka çdo univeristet.

"Hapen sot aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete. Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare. Apliko tani në https://ualbania.al/" shkruan Rama në "Facebook".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit