Transmetuar më 29-07-2025, 12:52

Policia ka vendosur në pranga kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, të dënuar me 18 vite burg.

Policia ka arrestuar 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), i cili konsiderohet person me rrezikshmëri shoqërore.

Sipas bluve, ai tentoi t’i ikte policisë me një automjet tip “Audi Q5” në autostradën “Tiranë–Elbasan”, por u vendos në pranga.

Ilir Kociaj alias Koçiaj raportohet se ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”.

Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim.

59-vjeçari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë, me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia.

Si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi:

-Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.

59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”.

Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit