

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço, në Pogradec, e cila u ekzekutua nga i dashuri i saj 31-vjeçar, Ilirian Selmani.
31-vjeçari pranoi para autoriteteve se është ai autori i krimit të rëndë.
52-vjeçarja u ekzekutua me një thikë të vjetër buke, me të cilën u qëllua mbi 50 herë.
Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, pas krimit autori ka tentuar të fshijë gjurmët e gjakut dhe më pas i ka vënë flakën banesës. Megjithatë, pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë dhe provat e tjera në vendngjarje kanë qenë vendimtare për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ilirjan Selmani më herët para hetuesve ka dëshmuar se është besimtar në Zot dhe nuk mund të ishte autor i një vrasjeje. Ai u mor për 7 orë në pyetje.
Ndërkohë për provat materiale të gjetura nga hetuesit, rrobat dhe peshqirët me gjak, 31-vjeçari tha i kishte hedhur në kosh pasi Kozeta mund të kishte therur një pulë, dhe sipas tij, ajo ishte shumë e fiksuar pas pastërtisë.
“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë,”, ka thënë ai në përballjen me pamjet e kamerave të sigurisë.
Më pas ai është shprehur se me viktimën kishte një marrëdhënie të tensionuar por përsëri e donte edhe pavarësisht moshës. Gjithashtu ka pretenduar se Kozeta kishte nisur kohët e fundit të pinte dhe kishte raste që e godiste.
“Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte – dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më, E dija që ishte më e madhe, por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo më përdorte, nuk më donte,”, është shprehur më tej ai para hetuesve. Raportohet se për Selmanin pritet të kryhet një vlerësim psikologjik.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






