Transmetuar më 29-07-2025, 09:56

SHKOPET – Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar probleme të mëdha në zonën e Shkopetit, ku masive gurësh janë rrëshqitur dhe kanë bllokuar rrugën pranë tunelit të Shkopetit. Ndërkohë, masive të tjera gurësh kanë rënë dhe në objektet e kompanisë HEC, madje edhe në vendin ku qëndron roja, fatmirësisht pa shkaktuar pasoja.

Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës Skuraj-Burrel janë mobilizuar menjëherë dhe kanë arritur në vendngjarje në orët e para të mëngjesit për të larguar masivet e gurëve. Po ashtu, është pritur mbërritja e fadromave për hapjen e plotë të këtij aksi rrugor, që është ndërprerë për shkak të bllokimit.

Gjithashtu, reshjet intensive kanë shkaktuar edhe shkulje pyjesh pranë rrugës, duke rritur rrezikun e dëmeve dhe bllokimeve të tjera. Autoritetet janë në terren për të monitoruar situatën dhe ndërhyrë për të garantuar sigurinë e kalimtarëve dhe normalizimin e trafikut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit