

New York- Katër persona, përfshirë një oficer të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, u vranë në Park Avenue në qendër të Manhattanit, pasi një person i armatosur hapi zjarr.
Autori i të shtënave është identifikuar si 27-vjeçari Shane Devon Tamura. Ai hapi zjarr brenda një ndërtese ku ndodhen zyrat e korporatës së Ligës Kombëtare të Futbollit dhe firmës së investimeve Blackstone.
Personi i armatosur hyri në ndërtesën e zyrave me një pushkë MR në pamje të qartë përpara se të qëllonte me plumba në hollin e ndërtesës dhe në një kat të sipërm. Pas të shtëmave me armë zjarri 27-vjeçari u vetëvra.
Autoritetet dyshojnë se personi i armatosur kishte histori të dokumentuar të shëndetit mendor.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






