Transmetuar më 29-07-2025, 07:51

Pas një periudhe me temperatura të larta, moti ka ndryshuar ndjeshëm duke i lënë vendin reshjeve të dendura të shiut. Këto reshje kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit.

Për pasojë, segmenti rrugor është bllokuar për rreth një orë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës që operon në segmentin Skuraj–Peshkopi. Këto struktura kanë bërë të mundur pastrimin e gurëve dhe normalizimin e qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, është dëmtuar edhe një pjesë e murit mbajtës të rrugës, në afërsi të hidrocentralit të Shkopetit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit