

Skoci- Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte para kryeministrit britanik, Keir Starmer.
Trump, gjatë deklaratave të tij të hënën në takimin me Starmer, u pyet nëse do të vizitonte Londrën gjatë vizitës së tij zyrtare në shtator.
Ai u përgjigj se nuk është fans i kryetarit të bashkisë.
“Mendoj se ai ka bërë një punë të tmerrshme, kryetari i bashkisë së Londrës… një person i keq”, tha Trump.
Pastaj Starmer ndërhyri dhe tha se Khan është mik i tij.
I palëkundur, Trump vazhdoi duke thënë për kryetarin e bashkisë: “Mendoj se ai bëri një punë të tmerrshme. Por unë patjetër do ta vizitoja Londrën”.
Më vonë ai tha se i pëlqen si Starmer ashtu edhe Farage, pavarësisht faktit se ata kanë bindje politike të kundërta, sepse “të dy janë njerëz të mirë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






