Transmetuar më 28-07-2025, 16:33

Autorët e dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit në Fier kanë dhënë deklarata të ndryshme në gjykatë.

“Deklaratat e bëra prej tyre këto ditë ishin shumë kontradiktore me çfarë deklaruan sot në procesin gjyqësor para gjykatës. Sot mohuan plotësisht përfshirjen në vrasje. Ata thonë ‘nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne e gjetëm të vdekur”, shprehet për mediat avokati Kastriot Dyrmishi.

Emanilda Rama (vajza e viktimës), Valbona Rama (bashkëshortja e tij), dhe Çlirim Dogani u lanë sot në burg. Të tre akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit, i cili fillimisht u paraqit nga familjarët si një vdekje natyrale.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel. Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse. Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit