

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se kantieret e ndërtimit do të monitorohen 24 orë me kamera. Ai tha se kjo metodëështë e vlefshme edhe për aspektet e sigurisë edhe për mbarëvajtjen e zhvillimit të projektit.
Ndërkohë bëri me dije se përmes një programi monitorimi me Inteligjencë Artificiale, mund të ndiqet kantieri nga larg. Rama tha se është drejt përfundimit edhe qendra e monitorimit me dronë dhe satelitë për ndjekjen në kohë reale të zhvillimeve që bëhen në territor.
"Kantieret e ndërtimit do monitorohen me kamera 24 orë. Është shumë e vlefshme dhe për aspektet që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit. Përmes një programi monitorimi me Inteligjencë Artificiale, mund të ndiqet kantieri nga larg dhe shikohet dhe korrektësia e punës në raport me projektin. Po përfundojme edhe qendrën e monitorimin me dronë të integruar me satelitë. Do na japë mundësi të ndjekim në kohë reale zhvillimet që bëhen në territor.", tha Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






