Transmetuar më 28-07-2025, 15:31

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin nacional Peqin–Rrogozhinë.

Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip Volkswagen me targa AB 575 KN është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, me targa AB 384 FR.

Si pasojë e përplasjes, dy shtetas të huaj kanë mbetur rëndë të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peqinit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkakun dhe rrethanat e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit