

POGRADEC- Autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares, Kozeta Teço në Pogradec është arrestuar pak më herët nga policia. Gjatë arrestimit, Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se kishte dhe lidhje intime me viktimën e ka mohuar vazhdimisht të jetë autori i vrasjes. Teksa u pyet nga gazetarët “pse e bëre vrasjen” ai u përgjigj “çne unë mo?”.
Ishin kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor të bien në gjurmët e një të dyshuari, i cili u pa pranë pallati në lagjen numër 1 në Pogradec, dhe që hidhte në koshin e mbeturinave disa sende.
52-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e saj të djegur nga zjarri. Fillimisht u raportua se Teço kishte humbur jetën nga asfiksia, ndërsa më vonë në trupin e saj u konstatuan shenja dhune.
Viktima nuk kishte fëmijë dhe as nuk ishte e martuar, ndërsa jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Bëhet me dije se ishte motra e saj që e ndihmonte financiarisht.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






