Transmetuar më 28-07-2025, 11:59

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës dhe ato të Kosovës.

Policia po heton prej të paktën tre ditësh kur u bë edhe denoncimi, me dy pista kryesore, largimin e saj për shkak të dhunës në familje dhe një vrasje të mundshme nga bashkëshorti.

Për këtë qëllim më 26 korrik Policia e Kukësit njoftoi se u arrestua 58-vjeçari Imer Shpata, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht.

Gruaja, e martuar në Bujan, por me familjen e origjinës në fshatin fqinj Dojan të Njësisë Administrative Bujan, u raportua e larguar nga banesa familjare dhe që prej asaj dite nuk është parë më.

E zhdukura është nënë e tre fëmijëve të rritur, dy djemve, njëri prej të cilëve jeton në Angli, tjetri në Bujan, si dhe e një vajze që banon në Tiranë. Burime policore bëjnë të ditur se dyshohet se largimi i saj ka ardhur si pasojë e dhunës në familje nga bashkëshorti, ndërsa në hetime nuk përjashtohet as pista e vrasjes nga bashkëshorti.

Për gjetjen e 48-vjeçares, Policia e Tropojes është duke bashkëpunuar ngushtë me kolegët e tyre në Kosovë, pasi ekziston mundësia që ajo të jetë drejtuar drejt Gjakovës. Në terren, kërkimet vijojnë pa ndërprerje./shqiptarja.com

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit